Sezoni i tretë me Dinamo City-n, mbrojtësi konfirmon largimin nga klubi: Vendosa së bashku me presidentin… (EMRI)

Indrit Prodani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Dinamo City-t. Këtë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi në rrjetin e tij social Instagram. 25-vjeçari në gjysmën e parë të sezonit zhvilloi 10 ndeshje, duke arritur të shënojë dy gola. Ky ishte sezoni i tretë i Prodanit me Dinamon, në të shkuarën mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrave si Kastrioti dhe Laçi.

“Dua t’ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e Dinamos. Kemi arritur marrëveshjen me klubin për të ndërprerë bashkëpunimin dhe falënderoj presidentin Bardhi dhe shokët e skuadrës për momentet e kaluara së bashku.”

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)