Sezoni i ri i Kategorisë së Parë nis ters për Lushnjen, derbi ndaj Apolonisë është në rrezik (POSTIMI)

Kategoria e Parë bëhet gati të ndezë motorrët teksa më 2 shtator do të ngre zyrtarisht siparin për sezonin e ri. Ndeshja më interesante mund të quhet ajo mes Lushnjes dhe Apolonisë, ndryshe ‘Derbi i Myzeqesë’ siç ka marrë nofkën tradicionale. Lushnja duhet të presë në shtëpi fierakët por stadiumi ‘Roza Haxhiu’ është jashtë funksionit.

Tapeti i fushës është jashtë standartit dhe klubi ka nisur punën për mbjelljen e barit të ri që do kohën e vetë për të qenë gati. Në rrjete sociale klubi lagunar njofton se ky derbi nuk do të luhet në këtë stadium dhe janë në kërkim të një fushe sportive ku ajo e Plugut duket si më e përshtatshmja deri tani. Ende nuk ka një konfirmim ndaj mbetet të shihet se ku do të luhet kjo supersfidë.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin