Serbi-Shqipëri, përballja e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës është më pak se 7 muaj larg. Kombëtarja serbe do të presë kuqezinjtë në vendin e tyre më datë 11 tetor të këtij viti, por jo në qytetin e Beogradit.
Siç raporton gazetari Arlind Sadiku, përballja Serbi-Shqipëri nuk do të zhvillohet në kryeqytetin e Beogradit. Opsioni aktual i qytetit që do të presë këtë sfidë është Novi Sad.
Tifozët e Shqipërisë thuhet se nuk do të lejohen në stadium në këtë përballje për shkaqe sigurie. Ndërsa në Tiranë në muajin qershor nuk do të ketë tifozë serb ngaqë janë të dënuar.
EUROPIANI SHQIPËRI DHE SERBI
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tha se Federatë Serbe e Futbollit ka një sfidë për të organizuar sa më mirë takimin kundër Shqipërisë, që do të luhet 11 vite pas ndeshjes famëkeqe në Beograd, ku ndeshja u ndërpre pas dhunës së tifozëve serbë.
“Kjo është sfida e Federatës Serbe për ta organizuar sa më mirë atë ndeshje dhe detyra jonë ta fitojmë”, tha Duka pas shortit, raporton A2 CNN. “Në mars është e sigurt që nuk kemi ndeshje me Serbinë, pasi ka playoff, kështu që do të luajmë në shtator, tetor apo nëntor”.
Për sfidën me Anglinë, Duka tha: “E kam takuar para shortit, presidenten e Federatës Angleze dhe i kam thënë që nuk dua të luajmë kundër jush. Megjithëse nuk deshëm, goglat na kanë detyruar të luajmë kundër Anglisë”.
1 comment
Comments are closed
Add Comment