Sekuestrohen 42.000 Paund në Rinas/ Iu gjetën një personi në…

Sekuestrohet shuma prej 42.000 Paund, të padeklaruara në Rinas.

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, për pasagjerët e linjës ajrore Wizz Air e cila po vinte nga Luton në Rinas, konstatuan tek një person i identifikuar si B.K. një valixhe brenda të cilës kishte 42.000 paund.

Shuma e parave të padeklarara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

B.K akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

Related posts

renie drastike

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 29 prill 2025

A do ketë reshje shiu? Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot? Kursi i këmbimit, 22 prill 2025