Sebastjan Spahiu konfirmon largimin nga Egnatia, zbulohet ekipi ku mund të firmosë

Sebastjan Spahiu është larguar nga Egnatia pasi nuk ishte në planet e trajnerit Edlir Tetova. Përmes një postimi në rrjetet sociale vetë lojtari ka konfirmuar largimin. “Përshëndetje të gjithëve. Ju njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë e KF Egnatia pasi arritëm një marrëveshje nga të dyja palët ta mbyllnim bashkëpunimin. Ishte kënaqësi të shkruaj historinë e klubit, të fitonim titullin kampion. Falenderoj ccdo tifoz rrogozhinas për përkrahjen e vazhdueshme, shokët e ekipit dhe presidentin Gim Demrozi”, shkruan ai.

Ndërkohë mësohet se mesfushori shkodran ka marrë një ofertë nga AF Elbasani dhe gjasat janë të mëdha që ai të firmosë me klubin verdheblu në ditët në vijim.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)