Sebastian Spahiu, “diamanti” i fshehur i Egnatias

Raphael Dwamena i ka eklipsuar pothuaj të gjithë, me gola e lojëra prestigji, që i kanë bërë mbrojtësit t’i frikësohen e trajnerët të shqetësohen. Por pikërisht në momentin që ganezi mungoi i dëmtuar e u kthye ende jo në top formë, u shfaqën thesaret e fshehura të një skuadre me potencial të madh. Goli që vendosi ndeshjen me Kukësin rezistues ishte ai i Sebastian Spahiut, që për nga mënyra e realizimit ishte një kryevepër balistike, të cilës i duhet shtuar kontrolloi në kombinimin me Dwamena.

Djaloshi nga Mouscron, me origjinë nga Shkodra, ka nisur të shpërfaqet, me gjithë shkëlqimin e tij, pasi punoi i mbuluar, duke iluminuar manovrën rrogozhinase e duke bërë krijuesin e hapësirave të shfrytëzuara në perfeksion nga Dwamena, Paulausksas, Isgandarli apo Fernando. Braziliani e marrë prej kohësh statusin e të qenit i pazëvendësueshëm, por Egnatia po kupton se Spahiu që festoi ditëlindjen e 24 me golin fantastik ka të gjithë kualitetet për të cilin në Rrogozhinë patën nuhatjen se i kishte, duke e marrë nga Laçi.

I lindur në Belgjikë, por i rritur profesionalisht në Spanjë, ai e pati të vështirë të ambjentohej në skuadra që nuk luanin me fantazist pas sulmuesve, por mësoi shpejt të adaptohej në një mesfushë me tre, duke dalë shpesh si kulm i trekëndëshit për të patur afërsi me ¾. 3 asist e një gol në 10 përfaqësojnë 16% pjesëmarrje në golat e skuadrës, por lidhet direkt me tërheqjen taktike për tu përshtatur me detyrat e dhëna nga Tetova. Kualiteti i lojës, eleganca në përdorimin e topit dhe bindja me të cilën po luan tani lojtari po shpërblejnë Egnatian në rrugën drejt titullit…

Related posts

“Kemi shumë dëmtime, por ky nuk është justifikim”, Shkëmbi përpara sifdës me Egnatian: Nuk e kemi luksin të gabojmë

“Besoj te fitorja ndaj Kukësit”/ Taulant Marku ndez “derbin” e mbijetesës: Vlerësim maksimal, por ne…

Tirana drejt shpërbërjes, 5 titullarë mbeten pa kontrata në fund të sezonit (EMRAT)