S’do presim për ta parë në BBV/ Arbana Osmani ndan lajmin surprizë!

Që nga përfundimi i BBV në shkurt Arbana Osmani është shkëputur nga televizioni, por ka qëndruar shumë aktive në rrjetet sociale duke mos humbur për asnjë moment vëmendjen e ndjekësve të saj dhe të mediave rozë.

E ndërkohë që të gjithë po presim fillimin e BBV 2 për të parë Arbanën në ekran, moderatorja ka ndarë dje një lajm surprizë.

“Do të ndaj me ju diçka emocionuese sonte”, tha fillimisht Arbana në një postim në Instastory.

Pas kësaj ajo postoi disa foto dhe video nga xhirimiet e filmit “Sofia” ku regjizor është partneri i saj, Eduart Grishaj. Përmes sekuencave të publikuara në Instagram, Arbana bëri të ditur se do të jetë pjesë e filmit si aktore.

“Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…. Kinema”, shkruan moderatorja.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)