Schumacher dhe misteri i fotografive në shtrat i sëmurë, si miku i tij tentoi t’i shiste në gazeta

Për Michael Schumacher, viktimë e një aksidenti shumë të rëndë në ski më 29 dhjetor 2013, informacionet janë të pakta, pasi vetë familja ka dashur që të mos flasë.

Vetëm anëtarët e familjes dhe shumë pak miq të ngushtë, si Jean Todt, kanë akses në shtëpinë e Schumacher. Megjithatë, në vitin 2016, dikush që takoi ish-pilotin e Ferrarit u përpoq ta tradhtonte duke u ofruar gazetave fotografi të bëra në fshehtësi të madhe për një shifër prej rreth një milion eurosh. Kërkesa u refuzua nga të gjitha gazetat evropiane të cilave iu dorëzuan fotografitë.

Sipas prokurorit, “një person i panjohur, me sa duket një mik i ngushtë i shoferit në atë kohë”, gjatë një vizite në shtëpinë në Zvicër të gjermanit dyshohet se ka fotografuar fshehurazi shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 të shtrirë në shtrat. Megjithatë, identiteti i autorit të këtij gjesti të neveritshëm, një “shkelje e jetës së tij personale dhe privatësisë”, nuk dihet.

Pas kësaj familja Schumacher u zhvendos në Mallorca duke lënë vilën në Zvicër.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit