Sassuolo i shënon 4 gola, Lauriente shemb Romën në “Olimpico”, verdhekuqtë largohen nga zona Champions

Roma e nisi shumë keq ndeshjen me Sassuolon (3-4) në kuadër të javës së 26-të të Serisë A. Verdhekuqtë, që vijnë në këtë përballje pas dy sukseseve radhazi, me Juven në kampionatin dhe Betisin në Europa League, patën që qasje si amatorë në minutat e para të sfidës. Armand Loriente shënoi dy herë për miqtë brenda pesë minutave lojë (13’ dhe 18’), duke shfrytëzuar shpërqendrimin e vendësve.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Lauriente. Në minutën e 18’ ai dyfishoi shifrat. Në minutën e 26’ Zalewski shkurtoi diferencën e rezultatit. Në minutën e fundit të pjesës së parë mbrojtësi i kombëtares kuqezi Marash Kumbulla gjuajti me shkelm Berardin në zonë, duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Më pas Berardi shënoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mbyllur kështu pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë Dybala shënoi një gol spektakolar duke rihapur sfidën. Por në të 75-ën Pinamonti i shuajti shpresën verdhekuqve. Në minutën e 90’+5′ Wijnaldum shënoi golin e tretë për Romën, por nuk mjaftoi që ekipi të dilte me pikë nga sfida. Me këtë triumf ekipi i Nedim Bajramit pozicionohet në vendin e 12-të me 33 pikë, ndërsa Roma e Kumbullës në vendin e 5-të me 47 pikë.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)