Sarandë/ 14-vjeçari hyn me pistoletë në klasë, bojkotohet mësimi, prindërit dalin në protestë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar së fundmi në qytetin e Sarandës. Prindërit e disa nxënësve në shkollën “Adem Sheme” kanë protestuar ditën e sotme, pasi fëmijët e tyre ndihen të rrezikuar në shkollë. Bëhet me dije se mësimi është bojkotuar, pasi prindërit duan përjashtimin e një nxënësi që është problematik.

Sipas një shpjegimi të një prindi, nxënësi 14-vjeçar ka hyrë me armë në orën e mësimit dhe ua ka drejtuar mësuesve dhe nxënësve.

Sipas mediave lokale ky nuk është rasti i parë që fëmijët e kesaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Megjithatë, vetëm mengjesin e sotëm prindërit i janë drejtuar komisariatitt të policisë për të gjetur zgjidhje.

Deri më tani ende nuk ka një zgjidhje për problemin, por prindërit thonë se bojkoti do të zgjasë disa ditë. Sipas prindërve edhe mësuesit u janë bashkuar bojkotit të tyre.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025