Santos bëhet për cigare, Lewandowski largohet i vetëm nga Shqipëria, Polonia ikën e shkatërruar nga vendi ynë! (FOTO)

Të parët që u shfaqën në hollin e hotelit ishin Fernando Santos dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Gazetat në Poloni shkruajnë se portugezi ishte dukshëm i shqetësuar, ndoshta se hijet e shkarkimit janë më pranë se kurrë. Santos doli jashtë përpara se drejtuesi i delegacionit të jepte sinjalin për të hipur në autobus. Portugezi nuk mund të mbijetonte pa një duhan. A ishte një nga cigaret e fundit si trajner i kombëtares polake?

Shoferi mbyll derën e bagazhit, të gjithë lojtarët dhe stafi  janë gati të largohen, pastaj shtrohet pyetja: “Ku është Lewandoëski?” Trajneri dhe stafi më pas kuptojnë se sulmuesi i Barcelonës është larguar i vetëm nga vendi ynë për në Spanjë. Jo të gjithë u kthyen në Varshavë. Disa nga lojtarët shkuan direkt nga Tirana në klubet e tyre. Kështu ishte, p.sh. në rastin e Mateusz Wieteska.

Gjithashtu mungonin në autobus: Robert Lewandowski. Kapiteni i kombëtares polake ishte larguar më herët nga hoteli Hilton Garden Inn dhe ishte larguar vetë nga Shqipëria.Ndër lojtarët e skuadrës së parë, ata që shkuan në një fluturim të përbashkët ishin: Wojciech Szczęsny, Matty Cash dhe Jakub Kiwior.

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…