Kompania e Koresë së Jugut do të zbulojë pajisjet e reja në një prezantim në internet.
Samsung do të zbulojë telefonat e radhës, ngjarje e cila do të mbahet më 5 gusht dhe presim të shohim Galaxy Z Flip (me një ngjyrë të re, si dhe me një model 5G), Galaxy Z Fold 2, Galaxy Watch 3 dhe dy tableta Galaxy.
Në ngjarjen virtuale që do të mbahet nga kompania e Koresë së Jugut, pritet të prezantohet Galaxy Note 20 së bashku me modelin premium – Galaxy Note 20 Ultra.
Prezantimi mund të ndiqet drejtpërdrejt më 5 gusht përmes faqes së internetit të Samsung nga ora 1:00 e pasdites.
Tashmë kemi parë telefonin e mençur përmes pamjeve që kanë dalë më herët
Edhe faqja zyrtare e Samsung në Rusi kishe lëshuar një video duke treguar telefonin e radhës nga gjiganti i teknologjisë, por video e lëshuar tashmë tregon telefonin e mençur me ngjyrë bronz, ngjyrë të zezë dhe të gjelbër dhe duket i mahnitshëm.
Telefoni ka një ekran të sheshtë 6.9 inç AMOLED, i cili mendojmë se do të ketë shkallën e rifreskimit 120Hz, një kamerë e vetme përpara, dhe një vendosje e lenteve të trefishtë në pjesën e pasme që përfshin një aparat fotografik zoom periscopik.
Galaxy Note 20 Ultra duket absolutisht i mrekullueshëm, por nuk do të jetë i lirë bazuar në thashethemet e fundit.
Galaxy Note 20 pritet të fillojë me rreth 999 dollarë (880 euro), ndërsa Note 20 Ultra mund të fillojë nga 1.299 dollarë (1145 euro).
Për më shumë rreth karakteristikave të saj ndiqni VIDEON: