Sallatë thjerrëzash – Sillni shpirtin maroken në shtëpinë tuaj me këtë recetë!

Një recetë e shpejtë dhe e shëndetshme

Asnjëherë mos i shpëlani me ujë. Gërvisht pjesët e djegura me thikë për t’i ruajtur të gjitha aromat

Përbërësit:

– 2 filxhanë kafeje thjerrëza;
– ½ qepe;
– 2 domate;
– 1 limon;
– 1 spec;
– 1 tufë koriandër;
– kripë;
– piper;
– vaj ulliri;
– qimnon.

Përgatitja:

Zieni thjerrëzat dhjetë minuta në ujë të valuar. Gjatë asaj kohe, piqni specin dhe qërojeni.

Të gjithë përbërësit për sallatë pritini dhe hidhni në të njëjtën enë.

Kulloni thjerrëzat dhe bashkoni me përbërësit. Hidhini limon, vaj ulliri, kripë, piper dhe qimnon.

Përzieni të gjitha mirë dhe sallata është gati për t’u shërbyer!

Ju bëftë mirë!

Related posts

Mëngjeset me 400 kalori! Shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa shtuar në peshë

Turli me perime të stinës – Plot vlera dhe shije fantastike në një pjatë

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!