Sallatë me hikërr dhe perime të freskëta – Receta e shëndetshme dhe plot proteina!

Nëse po kërkoni për receta të shëndetshme por që ju ngopin, atëherë duhet të provoni sallatën plot proteina me hikërr.

Mund ta shijoni në drekë apo edhe në darkë sa herë që dëshironi të përgatisni diçka të shpejtë dhe të lehtë.

Përveç shijes fantastike, kjo sallatë ndihmon të gjithë personat që vuajnë nga fryrja e organizmit, pasi është totalisht pa gluten!

Nga ana tjetër hikrra ka një indeks të ulët glicemie, e cila lejon trupin që ta përthithë ngadalë. Kjo e bën këtë drith perfekt për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti.

Hikrra njihet nga të gjithë nutricionistët si një superushqim, për shkak të vlerave unike që ka edhe për personat e prekur nga sëmundjet e zemrës.

Duke qenë një drith i plotë, hikrra përmban fibrat e nevojshme të cilat bashkë me niacinën ndihmojnë trupit të parandalojë shfaqjen e problemeve me funksionimin e zemrës.

Më poshtë ju tregojmë si ta përdorni këtë produkt fantastik si për të menaxhuar sëmundjet si diabeti, hipertensioni, por edhe probleme më të lehta si metabolizmi i dobët.

Mjafton të ndiqni këshillat e shpjeguar më poshtë dhe ta provoni që sot për t’u mrekulluar me shijen e saj.

Përbërësit

150g hikërr

370ml ujë

Kripë

Piper i zi

1 kastravec

1 spec

200g domate qershi

½ tufë majdanoz i freskët

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim duhet të shpëlani me ujë të freskët hikrrën, dhe t’i vendosni ato në një tenxhere me ujë.

Shtoni pak kripë dhe lëreni që të ziejë plotësisht. Kur të shikoni bulëza të formohen në sipërfaqen e ujit, atëherë ulni temperaturën e zjarrit dhe lëreni hikrrën edhe për 10-15 minuta të valojë.

Më pas mjafton që ta largoni nga zjarri dhe ta kulloni e ta lini të ftohet para se ta bashkoni me perimet.

Ndërkohë përgatisni perimet duke i prerë ato në copa të vogla dhe bashkojini në një tas.

Marinojini perimet me vaj ulliri, kripë dhe piper të zi dhe lërini për të paktën 5 minuta. Kështu shija e tyre do të jetë akoma edhe më e fortë.

Më pas mjafton që të bashkoni hikrrën dhe ta spërkasni me majdanozin e grirë hollë për t’i dhënë edhe pak freski pjatës suaj.

Tani ju mbetet vetëm ta shijoni dhe të pasuroni trupin tuaj me vlera unike!

Related posts

Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!