Skënderbeu bën goditjen e bujshme në merkato, transferon nga Sassuolo mesfushorin

Salim Abubakar

Skënderbeu vazhdon të ndërtojë me kujdes skuadrën për sezonin e ri, me synimin e qartë për t’u rikthyer në Superiore. Drejtori sportiv Ardi Gjanci ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit Salim Abubakar. Mësohet se lojtari dhe klubi kanë gjetur marrëveshjen me Sasuolon dhe lojtari i lindur në Ghana do të zbarkojë në Korçë.

Salim Abubakar luan si mesfushor qendre, tipik numër 8-sh. Me eksperiencë në futbollin italian dhe potencial premtues, Abubakar do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka, duke shtuar cilësi dhe alternativë në repartin e mesfushës. Abubakar sezonin e fundit e ka luajtur në Serinë C italiane, duke qenë pjesë e ekipit të Pergolettese. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në projektin e Skënderbeut për të ndërtuar një ekip të fortë dhe konkurrues, që do të synojë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar që në këtë sezon.

LEXO ME SHUME:Teuta e nis vrullshëm merkaton, drejt firmës me lojtarin e Dinamos

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)