Salianji fillon sërish intrigat/ Sulmon Gazment Bardhin

Ervin Salianji, i njohur ndryshe si deputeti “Babale”, i ndryshon qëndrimet nga dita në ditë, sipas interesave të tij.

Salianji e ka dredhur disa herë me qëndrimet e tij. Fillimisht ishte me Sali Berishën, por kur PD-ja u përça ai doli në shërbim të Lulzim Bashës dhe rrahu me shkop bejsbolli demokratët.

Për disa kohë qëndroi në të njëjtën linjë me Bashën dhe Gazment Bardhin, por sërish e ndryshoi qëndrimin dhe kaloi me Berishën, të cilin e sulmoi për disa kohë.

Tashmë që Bardhi është bashkuar me grupin e Berishës, “Babalen” e kemi parë në krah të tij.

Mirëpo së fundmi Salianji ka filluar sërish intrigat dhe ka sulmuar Gazment Bardhin.

I pyetur për raportimet në media se ky i fundit ka pasur një takim me eksponentë të PS-së, “Babalja” tha se Bardhi nuk ka një tagër të tillë përfaqësimi dhe nëse e ka kryer ka tradhtuar demokratët.

“Nuk ka asnjë takim, të paktën në dijeninë time të çdo përfaqësuesi të PD-së me Ramën, do ishte një tradhti ndaj interesave të demokratëve nëse dikush, pa pasur tagër përfaqësimi mund të bëjë lëvizje, por këto janë shashka kur kemi një bashkim në PD.

Pse ta bëjmë me 3 bashkëkryetarë, le të bëhet me 33, nuk ka logjikë; ka 2 bashkëkryetarë, ai komision është bipartizan, Rama e ka bërë vetëm me partizanët e vet.

Që do të thotë se dy partitë më të mëdha kanë bashkëkryetarët dhe partitë e tjera kanë përfaqësuesit e tyre. Këtu fus edhe formacionin politik që ka 7 deputetë, që duhet të kenë përfaqësuesit e tyre, por nuk mund të sillen sikur janë shumica”, tha Salianji.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!