Sali Berisha prezanton kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Ukën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Këtë të shtunë ai ishte në Dibër ku prezantoi Ismail Ukën.

Ai u shpreh se kandidatët e koalicionit opozitar janë kandidatët e lirisë.

“Ne mblidhemi sot për të paraqitur para jush kandidatin e opozitës shqiptare, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Peshkopisë, zotin Ismail Uka. Ismail Uka është një biri juaj, i cili mishëron në vetvete virtytet më të arrira të dibranëve, shpirtin e tij punëtor, ndershmërinë, përkushtimin, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën, dashurinë për ju. Ismail Uka vjen sot para jush si kandidat i juaji, si kandidat i lirisë, si kandidat i votuar nga ju dhe jo nga kryetari i partisë, jo nga kryesia e partisë. Ky është një ndryshim i madh. Por Ismail Uka, me Skënderin në garë u nda me një votë, megjithatë fakti që ai fitoi me një votë, nuk e zhvlerëson fitoren e tij, por u dëshmon ju se çdo votë e juaj kushton dhe ndonjëherë kushton tërë fitoren”, u shpreh Berisha.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024