Sali Berisha prezanton kandidaten e tij për Korçën: Vendi është në kohë të vështirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidaten e tij për bashkinë Korçë, Ledina Alolli. Berisha tha se vendi është në kohë të vështirë. Kryedemokratiki shtoi se në zgjedhjet e 14 majit do të tejkalojnë të gjithë zgjedhjet që janë bërë deri tani.

Ai shprehet i bindur se Alolli ka përkushtimin për qytetarët e Korçës dhe se do të bëjë shumë për të rregulluar problemet e qytetarëve dhe për të përmisuar situatën ekonomike dhe sociale për Korçën.

Berisha: “Kam ardhur sot te ju me besimin e madh me mirëkuptimin tuaj, se vendi, kombi po kalon në disa momente të pashembullta në 32 vite, në kohëra të papara ndonjëherë. Vendi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mençurinë tonë.

Sot ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjes lokale. Paraqes para jush kandidaten për bashkinë Korçë. Një zonjë intelektuale që mëshon vetitë më të mira të korçarëve. Kam bindjen se Ledina ka të gjithë përkushtimin për qytetarët e Korçës dhe me besimin tuaj ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj.”

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij