Sali Berisha nuk dorëzohet! Pasi GJKKO i rrëzoi dy kërkesa, zbulohet hapi i radhës i ish-kryeministrit

Pas dy kërkesave të rrëzuara nga GJKKO,  avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se sërish kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.

Sipas avokatit të Sali Berisha, vendimi që ka marrë gjykata është i paprecedente. Gjokutaj citoi ligjin duke thënë se “ai thotë që në  momentin ngrihet kërkesa për përjashtimi gjykata nuk mund të marrë ose japë vendim”.

“Me autorizimin e Ramës sipas atij autorizimi vazhdoi edhe gjyqi. Parashtrimi ka qenë i gjatë. Për të gjithë këto rrëzime kërkesash, ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares. Gjykata e shtyu nesër në orën 15:00. Ata e dinë që edhe kjo kërkesa për përjashtim do rrëzohet. Kjo gjykatë për herë të parë ka hapur një precedent. Të gjitha kërkesat tona i ka rrëzuar pa u marrë vendimi për rrëzimin e kërkesës.

Nëse gjykata do veprojë me Berishën si me trafikantët, po bën një gabim të rëndë. Kjo gjykatë sot ishte e barabartë me gjykatat partizane”, tha avokati i Berishës.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…