Sali Berisha ngre shqetësimin/ “Jugu i Shqipërisë në situatë dramatike për shkak të…”

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, është shprehur se jugu i Shqipërisë ndodhet në situatë dramatike për shkak të shpopullimit.

Sipas Berishës, faktor kryesor i shpopullimit, është rrënimi ekonomik.

“Falenderim për debatin e hapur, mendimet dhe opinionet që shprehen në takimet që unë zhvillova në salla, në rrugë, në kafene, me qytetarët e Gjirokastrës, Derviçanit, Memalijt, Libohovës.

Në të gjitha këto takime, kthehem më i motivuar se kurrë, në përpjekjen tonë për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga regjimi absolutist i Edi Ramës.

Unë me përgjegjësi të plotë mund t’u them shqiptarëve, se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike, se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm. Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat.

E kam menduar disa herë në udhëtimin tim, mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut.

Do u jap vetëm një shembull: në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në vitin 2013, nuk kishte asnjë sot”, tha Berisha.

Related posts

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!