Sali Berisha nga Elbasani: Mbështesni Luçiano Boçin, një qytetar shembullor (video)

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ndodhet në Elbasan, me rastin e Ditës së Verës.

Ai shoqërohej nga Luçiano Boçi, i cili ka dalë fitues në primare dhe do të kandidojë për Bashkinë Elbasan në zgjedhjet e 14 Majit.

Në një prononcim për mediat, teksa tha se kjo ditë është simbol i ndryshimit, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më 14 maj të zgjedhin ndryshimin dhe të mbështesin Luçiano Boçi.

“Elbasani, sot kryeqyteti i festës së Ditës së Verës. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria. Kryeqyteti i pelegrinazhit kombëtar. Kjo ditë është simbol i ndërrimit, lulëzimit, ndryshimit. Natyra fillon dhe ndërron kostumin e saj. Moti vjen tjetër, 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh për Qytetar të Parë një intelektual të shquar, një qytetar shembullor dhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për kryetar të bashkisë, për qytetar të qytetit”-tha Berisha.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika