Sali Berisha del me deklaratë nga selia: Harta e re gjyqësore cënon…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka denoncuar miratimin e hartës së re gjyqësore, që sipas tij penalizon qytetarët. Mbyllja e 18 gjykatave në rang vendi, pritet që të sjellë kosto shtesë për qytetarët, që sipas Berishës bie ndesh dhe me rekomandimet e konventave europiane.

Sali Berisha:

Pas përgjysmimit të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimin e një stoku prej 10 mijë dosjesh gjyqësore, dhe mohimit të të drejtës për proces të rregullt gjyqësor, urdhëroi KLGJ e partisë që të mbyllë 18 Gjykata në të gjithë vendin. 

Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen qytetarët  e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës. Qytetarëve iu mohohet defakto aksesi në sistemin e drejtësisë. Mbyllja e shumë gjykatave cënon aksesin në drejtësi, si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes. 

Vendimi i KLGj-së jo vetëm dhunon interesat e publikut, por edhe grupe të tjera si avoketërit, ndërmjetësit, eksprtët kontabël. Harta e re gjyqësore bie ndesh me rezolutat e BE, që kërkon që të merren në konsideratë mendimet e grupeve të interesit.

Pavarësisht rezervave nga avokatë, qytetarë dhe grupe interesi, KLGJ ka vendosur që të miratojë hartën e re gjyqësore, e cila shkurton në mënyrë drastike numrin e gjykatave.

Nga 22 Gjykata të Shkallës së Parë, do të jenë 13 të tilla, nga 6 gjykata të Apelit, do të jetë vetëm një në Tiranë, dhe nga 6 Gjykata Adminsitrative do të jenë vetëm 2 të tilla.

Kjo pritet të sjellë shpenzime të shtuara të qytetarëve, të cilët duhet të udhëtojnë drejt qendrave të qarqeve, për çështje që kanë të bëjnë me shkallën e parë, dhe deri në Tiranë për çështje që i drejtohen apelit.

Sipas ministrisë së drejtësisë dhe KLGJ-së, harta e re gjyqësore bëhet me qëllim për të shmangur vakancat që janë krijuar në gjykatat e rretheve, si pasojë e dhjetra shkarkimeve nga Vetingu.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…