Sali Berisha bën deklaratën e papritur për Fatos Nanon: Ja pse nuk e denoncova në 2005

Sali Berisha shprehet se në 2005 Fatos Nano bëri një akt për tu përshëndetur, pasi kishte kontribuar në reformimin e vërtetë të PS-së.

Pyetje: Deklaruat se nuk i keni denoncuar aktet e korrupsionit të Nanos, a është kjo një formë amnistie edhe për Ramën?

Berisha: Jo. Nano ishte burgosur mbi bazën e një dosje të përgatitur nga faqja e parë te e fundit nga qeveria e PS-së. Ai ishte një reformator i PS-së. demokracia shqiptare e filloi jetën me arrestimin e kryetarit të opozitës. A u arrestua pa bazë? Jo. Por ishte një fillim i vështirë. Lideri i opozitës ishte në burg. Në 2005 Fatos Nano bëri një akt për tu përshëndetur, pasi kishte kontribuar në reformimin e vërtetë të PS-së. Ligji i parë që do votohet është heqja e çdo parashkrimi për kryeministrat dhe ministrat. Përndryshe nuk luftohet korrupsioni. Me veprat penale që ka kryer Rama, mendoj se ai justifikon para çdo trupi gjykues dënimet më të rënda që ka marrë ndonjëherë ndonjë njeri për korrupsion.

Related posts

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!