“Faraoni” Saleh bën mat në Shkodër, dy golat i japin shpresë Skënderbeut për mbijetesë (video)

Saleh Nasr

Skënderbeu ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-2 në “Loro Boriçi”. Heroi për korçarët në këtë takim ishte Saleh Nasr, që shënoi dy gola. Egjiptiani tundi rrjetën nga një herë për secilën pjesë. Skënderbeu, që ishte në vendin e fundit, shtangu Vllazninë në “Loro Boriçi”. Bardhekuqtë tashmë renditen të parafundit duke lënë pas Teutën. Vllaznia mbetet në vendin e tretë.

Duhet thënë se kuqeblutë patën rastet e tyre, por nuk u treguan konkretë. Goli i vetëm erdhi nga Qato, që solli barazimin në pjesën e dytë. Dhe pse kishte iluzione fitoreje me rastet e humbura, 3 pikët i takuan miqve. Këto gola i dhanë Skënderbeut një avantazh të qetë dhe i lejuan ekipit që të menaxhojë mirë lojën gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes, pavarësisht disa mungesave të rëndësishme në mbrojtje. Dy golat e Saleh Nasr ishin vendimtar për ecurinë e klubit.

Skuadra mbajti kontrollin deri në fundin e takimit. Kjo fitore i siguron Skënderbeut shumë frymarje në klasifikim, pasi i largohen përkohësisht vendit të fundit. Ekipi korcar shkon në kuotën e 30 pikëve,ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë me 50 pikë.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj, Jago, Stojanoviç, Bajrami, Gurishta, Qato, Krymi, Mala, Dodaj, Balaj, Çoba

Trajner: Thomas Brdaric

Skënderbeu: Alia, Prençi, Sabo, Doka, Shaqe, Dumfur, Lukuinjas, Estrela, Nikaj, Nasr, Bismark

Trajner: Ernest Gjoka

Related posts

VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër

Vllaznia përforcohet përpara Kupave të Europës, konfirmon huazimin me lojtarin e Skënderbeut (EMRI)

Akuza për lojën dhe humbjen, në Shkodër shpërthejnë ndaj klubit