Sa shumë telashe për Lushnjen përpara ndeshjes me Valbonën! Klevis Dalipi në “pikë të hallit”…

Ditën e martë në “Elbasan Arena” do të luhet takimi mes Lushnjes dhe Valbonës, përballje e vlefshme për “Play-Offin” e Kategorisë së Parë.

Skuadra e Lushnjes ka nisur përgatitjet për këtë duel shumë të rëndësishëm, teksa nesër duhet fitoja me patjetër. Por përpara kësaj përballje një “mall” me “halle” ka Dalipi. 4 lojtarë ndodhen në infermieri duke qenë mungesa të rëndësishme ndaj Valbonës.

Bëhet fjalë për Doksanin, Alushin, Haxhiu dhe Isufi vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk do të mund të japin kontributin e tyre ditën e nesërme. Kjo bën me “dhimbje kokë” Dalipin që nuk do të mund të llogaritë shërbimet e tyre.

Përpos mungesave në Lushnje problem është edhe gjendja fizike jo e mirë e sulmuesit Mikel Canka.

Related posts

Orges Shehi nuk duhet të ndezë vetëm Tiranën, sulmuesi kryesor nuk ka shënuar prej 2 muajsh

Buzëqesh Kërnaja, te Partizani rikthehet sulmuesi që u dëmtua në Kupat e Europës

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League