Sa deputetë do jenë në Kuvendin e 30 prillit?/ Ja ç’thotë Edi Paloka

Deputeti Edi Paloka u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se janë 3-4 deputetë, mes të cilëve edhe Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, që i çojnë mesazhe deputetëve demokratë që mos u bashkoni, gjërat do të ndryshojnë.

Paloka tha se nuk ishte në gjendje të thoshte se sa deputetë të grupit të PD në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, pasi dikush që ka thënë do vijë, më pas ka ndryshuar mendje, dhe dikush tjetër që ka thënë nuk shkoj, sot thotë do shkoj.

Paloka tha se deputetët janë delegatë, ndaj nuk kanë pse të thirren me ftesa.

Gazetari Ylli Rakipi tha se deputetët Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferri mund të mos jenë në Kuvend, pasi nuk janë fare në Shqipëri, ndërsa Paloka u shpreh se Salianji ka qenë pjesë e procesit të zgjedhjeve në degët e PD, por nuk e dinte nëse ai do të ishte pjesë e Kuvendit Kombëtar të 30 prillit ose jo.

Paloka tha se nuk ka pasur asnjë letër të firmosur nga deputetët e PD, mbi atë që quhet platforma e bashkimit të prezantuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Deputetët janë kontaktuar në telefon dhe u është thënë: a jeni dakort ju që të bashkohet PD? Po kanë thënë ato. Pastaj Alibeaj doli dhe lexoi një deklaratë, gënjeu kur tha se ka firmat e 30 deputetëve, ndërkohë që askush nuk ka firmosur”, tha Paloka.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij