Sa dashuri kemi për vendin tonë?

Dashuria është një fjalë e madhe dhe mjaftë e komplikuar, dashuria nga individi në individ nuk shprehet njësoj, sepse çdo njeri ka një këndvështrim ndryshe për këtë ndjenjë.

Dashuria egziston që na fillimi i krijesës të njeriut ( Homo sapiens 2,5 milionë vjet më parë). Krijesat e asaj periudhë specifike do të thosha, kishin kuptuar çfarë ishte ajo ndjenjë, por nuk e shprehnin me fjalë por me vepra. Diçka që ne njerëzit e kësaj kohe bëjmë ndryshe. Shumë fjalë rreth saj,por pak vepra, pavarësisht se jemi shumë të zhvilluar që na fillimi jonë i egzistencës.

Tani le të futemi në shpjegimin dhe në përgjigjen e pyetjës ” A e duam vendin tonë”?.

Raca Shqiptare egziston më shumë se 2000 vjet, nje racë e cila është përballur me perandoritë më të egra ne këto shekuj. Duke filluar nga perandoria Romake deri në perandorinë Osmane. Perandoritë të cilat donin të na zaptonin jo vetëm tokat që ata banonin por të na zaptonin dhe moralisht. Gjë që nuk ja arritën sepse shqipëtarët ja dolën dhe ja ku jemi.

Po ku jemi aktualisht?

A e duam dhe a e mbrojmë vëndin tonë ne? Cilët konsiderohen atdhedashës? Ata që banojnë brenda Shqipërisë apo ata jashtë asaj?.

Janë disa pyetje që do përpiqem t’i përgjigjem. Aktualisht kombi jonë po përballet me një ” Perandori” të re. Ajo është një perandori e pa dukshme dhe shpjegon shumë mirë gjëndjen tonë aktuale. Ne pavarësisht se nuk na ka pushtuar dikush realisht, vazhdojme të besojmë dhe të pranojmë të kaluarën dhe politikën ( bajate) e të kaluarës, të shumë përdorur dhe të mërzitshme. Sikur neve vetë nuk duam të jemi realisht të lirë!

Ketu vjen dhe përgjigja e pyetjës ” A e duam dhe a e mbrojmë vëndin tonë”?. Përgjigja është, JO. Do thoni pse jo!?. Sepse jemi një popull që pavarësisht që e kemi kuptuar padrejtësinë që na bëhet, neve preferojmë të bëjmë sehir. E pranojmë situatën, si fëmijtë e vogël që ju japin bukë me zor dhe ata nuk kundërpërgjigjen. Dhe na ana tjetër kemi dhe shqiptarët që jetojnë jashtë. Ata pavarësisht që thonë se e duan vendin, shesin veten e tyre për një pasaportë të huaj ( Gjermane, Angleze,Italiane,Greke etje.). Madje ka dhe disa na ata që djegin pasaportën! Harrojmë gjuhën Shqipe, traditat e mira dhe fenë e nderojmë në qoftë se na imponohet. Për çfarë dashuri po flasim???. Dashuri brenda një ekrani telefoni,apo e veprave dhe jo e Facebook-t dhe Instagram-it. Le t’i lemë këto pseudo dashuri…!

Kombi nuk shitet për lek, kombi nuk harrohet sepse gjete një shtet më të zhvilluar. Kombi nuk braktiset sepse t’i je i pa aftë të përballesh me vështirësitë e jetës. Gjuha Shqipe nuk harrohet dhe nuk braktiset sepse t’i ndihesh inferior ndaj teje dhe jo ndaj të tjerëve realisht. Traditat nuk i harrojmë sepse vajtëm në Evropë. Të gjitha këto na mbajnë gjallë, ky është zinxhiri i kombit shqiptar por jo vetëm toni, por e gjithë botës!

Problemi fillon kur një komb nuk e di historinë e tij, nuk pranojnë të vërtetën dhe indetitetin që kanë!

Ajo që dua të plotësojë është që ne Shqipëtarët në fund të ditës pavarësisht që nuk i zbatojmë këto që përmenda ne akoma ndihemi atdhedashës!!!

E moj Shqiperi….dhe bijtë dhe bijat e saj…

OPINION

NGA ARMAND MUZHAQI

Related posts

Ermand Mertenika: Ja si Inteligjenca Artificiale po e “konkuron” njerëzimin

Ergys Muzhaqi: “Shprehuni të lirë o njerëz, nuk është turp të kesh fe!”

Opinion nga Sonila Meço/ “Kronikë nga Shqipëria 2023…”, sulmi me armë zjarri ndaj ‘TCh’, gazetarja thirrje qeverisë