Vora merr lajmin keq, sulmuesi humbet sfidën me Partizanin për shkak dëmtimi

Ruzgis

Manfredas Ruzgis ishte golashënuesi kryesor i Kategorisë së Parë në sezonin e kaluar. Sulmuesi i Vorës ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm, në kontributin për ngjitjen në elitë.

Ruzgis ka pësuar një dëmtim, i cili do ta mbajë jashtë për sfidën me Partizanin. Vora përballet me të kuqtë të dielën tjetër, më 24 gusht ora 20:00.
Sfida në “Arena e Demave” do të jetë historike për ta. Kjo pasi është hera e parë që luajnë në elitë.

SEZONI I RI 2025-2026

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore 2025-2026 do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia-Egnatia.

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.

Java e parë e Superiores do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.

LEXO ME SHUME:Në Shkodër merkaton e bëjnë lëmsh, Arsid Kruja erdhi me bujë por largohet me shumë pakënaqësi

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)