Rusia bëhet vendi i parë që miraton vaksinën për COVID-19/ Putin: E ka përdorur një nga vajzat e mia

Ditën e sotme Presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi se Rusia është vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër COVID-19, teksa janë  bërë pothuajse dy muaj testime.

Sipas tij ky zhvillim i hap rrugë vaksinimit masiv të popullatës ruse, pavarësisht se testet klinike për efikasitetin dhe sigurinë do të vazhdojnë.

Teksa ka folur nga një takim qeveritar për televizionin shtetëror, Putin tha se vaksina e zhvilluar nga “Gamaleya Institute” në Moskë ishte efektive, madje ka deklaruar se këtë vaksinë e ka përdorur edhe vajzat e tij.

 “E di që funksionon në mënyrë efeketive, krijon imunitet të fortë dhe e përsëris, ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme”, tha Putin.

Ai tha se shpreson që shumë shpejt vendi të nisë prodhimin masiv të vaksinës.

Rusia është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ku numri i të infektuarëve ka shkuar në 897,599 ndërsa janë regjistruar të paktën  15.131 viktima deri më tani.

Burimi: REUTERS

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur