Kategoria e Parë në RTSH Sport, zbuloni 2 ndeshjet që do të transmetohen pa pagesë

RTSH Sport

Java e 20-të e Kategorisë së Parë pritet të dhurojë përballje interesante. Me skuadrat që tashmë e kanë të qartë se cfarë duhet të bëjnë për të arritur objektivat e tyre. Ditën e shtunë do të luhen katër përballje, të gjitha në orën 13:30. Pas fitores në transfertë ndaj Burrelit, Apolonia do të presë në Fier Korabin, që vjen e transformuar mes shumë transferimeve. Valbona shpreson të mos kompromentojë më tej sezonin dhe do të duhet të sforcohet ndaj Pogradecit, për të mbajtur ritmin e skuadrave që janë në Play-Out.

Kukësi sfidon Lushnjen me shpresën për tu rikthyer te fitorja, ndërsa Erzeni kërkon të surprizojë dhe Burrelin, me shijakasit që vijnë me moral të lartë pas suksesit ndaj Besës. Ditën e dielë radio televizioni shqiptar e RTSH Sport do të transmetojë dy përballjet e fundit të javës së 20-të. Duke filluar nga ora 13:30, Vora do të luajë ndaj Besës, takim që do të vi në RTSH Sport, dhe Flamurtari-Kastrioti në RTSH 2.

LEXO ME SHUME:Besa i tregon forcën rivalëve, pas Grecës firmos me lojtarin ekspert në Kategorinë e Parë (FOTO)

Besa do të ketë një pamje ndryshe në pjesën e dytë të sezonit, kur do të drejtohet nga Emiliano Çela. Kavajasit po bëjnë investime të tjera të rëndësishme për të fituar garën që kanë me skuadrat e Vorës dhe Flamurtarit për ngjitjen direkte në Superiore.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin