Rrjeti “vuri me shpatulla pas muri” Elseid Hysajn/ Reagon Jul Deda (FOTO)

Ndeshja Shqipëri-Itali përtej emocioneve solli dhe kritika ndaj lojëtarëve.

Një prej tyre ishte veprimi i djalit Shkodran Elseid Hysaj i cili dashur pa dashur bëri xhiron e rrjetit. Tifozët e revoltuar e kryqëzuan duke e bullizuar e ofenduar deri sa futbollisti u detyrua të mbyllte të gjitha rrjetet sociale.

Por i menjëherëshëm ka qënë reagimi në mbrojtje të figurës së tij nga shokët e skuadrës por edhe nga trajneri i kuqezinjëve Sylvinho.

Megjithatë edhe personazhet e tjerë publikë i dolën në mbështetje si gazetari Blendi Favziu etj.

Përmes një “Insta-story” në mbrojtje të Hysaj ka dalë dhe aktori i njohur Julian Deda.

“Hec me kokën lartë Elsi Hysaj, askush nuk mund të të hedhë poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për kombëtaren”, shkruan Deda shoqëruar me fotografinë e futbollistit.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…