Rritje të infektimeve, Greqia shtyn karantinën deri në… (MASAT E MARRA)

Greqia ka shtyrë mbylljen e vendit deri në 8 Mars. CNN.gr shkruan se shtyrja e mbylljes ka ardhur për shkak të shtimit të infektimeve në vend. Zvendësministri i Shëndetësisë, Nikos Hardalias gjatë një konference. Gjatë fjalës së tij ai tha se numri i përgjithshëm i rasteve të Greqi është rritur dhe se përhapja e virusit është në tendencë rritje nga 56 në 76 njësi rajonaler të vendit.

“Barra epidemiologjike në territor është rritur javën e fundit, me lëvizjen mesatare shtatë ditore që arrin në 1,500 raste të koronavirusit në ditë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në territor, i vlerësuar në 12,000 raste, gjithashtu u rrit. Përhapja e virusit tregon tendenca në rritje në 56 nga 76 njësitë rajonale të vendit. Të dhënat epidemiologjike siç i dimë nuk janë të njëjta në të gjithë vendin. Dallimet që ekzistojnë nga rajoni në rajon analizohen dhe shqyrtohen nga Komiteti i Ekspertëve, në mënyrë që të përcaktohet niveli i sigurisë shëndetësore të secilit rajon dhe rrjedhimisht masat ”, theksoi ai.

Zonat me rrezikshmëri të lartë në Greqi janë:

Lefkada

Thesprotia

Siros

Samos

Bashkia Arta

Didymoteicho

Komuna e Lokrës

Rajoni i Heraklionit të Kretës

Rajoni i Korintit

Komuna e Larisës

Komuna e Volos

Masat që mbeten në fuqi:

Të gjitha dyqanet me pakicë të mbyllura

Parukeritë dhe sallonet e bukurisë të mbyllura

Shkollat në të gjirtha nivelet të mbyllura

Ndalohet udhëtimi nga qarku në qark

Dalja e njerëzve do të jetë me anë të sms-ve

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë regjistruar 188,201 persona me Covid, ndërsa 6,439 të tjerë kanë humbur jetën.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje