Rritje abuzive e çmimit të ushqimeve, ZMK: Në Shqipëri shifrat shkojnë deri në 66%

Prej muajit shkurt çmimet e produkteve bazë të shportës ushqimore në Shqipëri, janë rritur nga 20 deri në 66%. Ndër arsyet kryesore renditen pandemia dhe amullia e funksionimit të institucioneve gjatë periudhës së zgjedhjeve. Për drejtorin e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit Hasan Stafa, fenomeni është abuziv.

“Duke filluar nga data 10 shkurt është një tendencë marramendëse e rritjes së çmimeve , spekulative natyrisht , për arsye të 14 muajve të krizës globale ka ndikuar edhe kjo në rritjen e çmimit, por është rritur rreth 14% në tregun global ndërkombëtar dhe rajonal, ndërsa këtu tek ne çmimi I rritjes shkon nga 20 deri në 66% dhe fillon me produktet bazë siç është vaj. Nga 1240 lekë që ishte ka arritur në 2200 lekë një litër. Është rritur dhe mielli, sheqeri , orizi makaronat, kripa”, thotë Hasan Stafa, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Rritja e çmimeve ka rënduar gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe ka bërë që fuqia blerëse në vend të bjerë.

Ndonëse në përqindje më të ulëta, edhe Instituti i Statistikave ka evidentuar rritjen e çmimeve për muajin prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, çmimi për kategorinë “Ushqime dhe pije joalkoolike” është rritur me 4,5%; “zarzavate përfshirë patatet” 10,2%; “vajra dhe yndyra” 4,6%; “fruta” 4,4%.

Autoriteti i Konkurrencës, organet tatimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  janë institucionet të cilat duhet të ndërhyjnë për t’i dhënë fund abuzimeve dhe për të rikthyer tregun në normalitet.

Ndonëse nga 1 janari qeveria rriti pagat për disa kategori profesionistësh, përfshi këtu mjekë, infermierë, mësues e prej 1 prillit edhe pensionet me 2.7% , rritja paralelisht e çmimeve për produktet kryesore të shportës ushqimore e ka zbehur këtë efekt.

Burimi: Euronews

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi