Rritja e rasteve me koronavirus/ Ky shtet rikthen izolimin. “Mbyllje” 3 javë duke nisur nga sot

Rritja e madhe e rasteve me koronavirus se fundi ka detyruar Izraelin t’i kthehet masave te rrepta per mbajtjen ne kontroll te situates.

Mediat e huaja raportojne se Izraeli ka vendosur te izolohet per nje periudhe 3 javore, duke nisur qe sot.

Izolimi tre-javor që fillon në 14:00 pasdite  do të përfshijë mbylljen e shumë bizneseve, kufizime të rrepta në tubimet publike dhe kryesisht do t’i kufizojë njerëzit në një kilometër (0,6 milje) nga shtëpitë e tyre.

Mbyllja përkon me Festat Hebreje, kur njerëzit zakonisht vizitojnë familjet e tyre dhe mblidhen për shërbime të mëdha lutjeje.

Në një fjalim të enjten vonë, Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se mund të jenë të nevojshme masa edhe më të rrepta për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve. Aktualisht ka më shumë se 46,000 raste aktive, me të paktën 577 të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend