Rritet çmimi i duhanit, nga 1 janari një paketë 20-30 lekë më shtrenjtë

Duhanpirësit do të përballen me çmime të reja të duhanit duke filluar nga 1 Janari 2023. Referuar ndryshimeve ligjore ne ligjin për akcizat, të botuar në fletoren zyrtare, akciza për duhanin do të rritet mesatarisht 250 lekë për kg, çka do të reflektohet në mënyrë të menjëhershmne edhe në çimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë.

Konkretisht, akciza për kategoritë puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan;duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësues, duhan me dredhje;

Produkte duhani për përdorim oral; duhan me ngrohje, pa djegie; Shisha, nargjile (përzierje për tymosje) ; akciza që do të paguhet nga 1 Janari 2023 do të jetë 7 mijë lekë/kg nga 6750 lekë/kg që u aplikua gjatë 2022.

Ndërkohë, akciza e duhan i përpunuar me gjethe duhani të kultivuara në Shqipëri dhe Shisha, nargjile (përzierje për tymosje) përpunuar me gjethe duhani të kultivuara në Shqipëri do të jetë 3 mijë lekë/ kg nga muaji Janar i vitit të ardhshëm nga 2750 lekë/kg, Ndërsa akciza për produktet që përmbajnë nikotinë lëng do të jetë 14 lekë/ml duke u rritur me 2 lekë nga viti aktual. Ndërkohë, çmimet e këtyre produkteve parashikohen në rritje progresive deri në vitin 2026. 

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer