“Rrinin si figura”, humbja ndaj Dinamos tërbon Orges Shehin: Na shënuan lehtë, kemi ngërç psikologjik

Partizani u mposht në derbi ndaj Dinamos duke u përmbysur nga 0-1 në 2-1. Të kuqtë vijojnë formën e dobët ku kanë marrë vetëm 1 fitore në 12 ndeshjet e fundit. Pas ndeshjes trajneri Orges Shehi dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Janë të lidhur të dyja, rezultatet na kanë futur në presion dhe kjo ka ngërç. Më vjen keq që humbëm, në sulm s’bëmë asgjë, por në mbrojtje të pësosh ashtu golash të vjen keq. Kundërshtari na shënon lehtë, të gjithë rrinë si figura. Dinamo na vuri vetëm në pjesën e parë në vështirësi nga e majta jonë. Trysnia na bën të futemi në errësirë dhe për të dalë duhet personalitet. Nuk dua të përmend mungesat, pasi nuk gjej justifikim. I pari i punës e merr përgjegjësinë vetë, por mendoj që në futboll nëse nuk fiton dyluftime, nëse s’je agresiv, nëse nuk vlerëson situatat shkon në këtë pozitë ku jemi.

Ngërç fizik apo psikologjik? Psikologjik, këtu duhet gjithmonë të fitosh dhe ka ngërç psikologjik. Të pësoh gola të tillë s’ka të bëjë fare ana fizike”, tha Shehi.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)