“Rrini në shtëpi”/ Kryeministri britanik prezanton masat e reja anti-Covid/ Ja çfarë do të ndodhë nga java tjetër

“Rrini në shtëpi”. Kështu është shprehur kryeministri i Britanisë Boris Johnson, i cili sot prezantoi planin e ri të masave që do të hyjnë në fuqi të enjten dhe do të zgjasin deri në 2 dhjetor.

Sot kryeministri Britanik ka njoftuar izolimin e pjesshëm, duke thënë se është koha për të vepruar pasi nuk ka alternativë tjetër.

“Pub-et, baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen. Dyqanet kryesore do të qëndrojnë të hapura kështu që “nuk ka nevojë të grumbullohet”, tha kryeministri, duke shtuar se vendet e punës duhet të qëndrojnë të hapura aty ku njerëzit nuk mund të punojnë nga shtëpia, raporton BBC.

Kryeministri Jonhson tha se Krishtlindja këtë vit do të jetë ndryshe.

“Por është shpresa dhe besimi im i sinqertë është që duke ndërmarrë veprime të ashpra tani, ne mund të lejojmë që familjet në të gjithë vendin të jenë së bashku,” u shpreh kryeministri

Ndryshe nga bllokimi i parë kombëtar, kryeministri u shpreh se shkollat, kolegjet dhe universitetet do të lejohen të qëndrojnë të hapura.

“Ne nuk mund ta lejojmë këtë virus të dëmtojë të ardhmen e fëmijëve tanë “, thotë Johnson, teksa nxit prindërit të vazhdojnë të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Related posts

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!

“Akt imoral dhe provokim”/ Vijojnë protestat në rrugët e Stambollit, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët

Pjesëtar i një rrjeti kriminal ndërkombëtar/ 50-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë franceze (EMRI)