Rrezikon vendin e tretë dhe 6 lojtarë për derbin ndaj Tiranës, Partizani duhet të bëjë kujdes ndaj Dinamos

Partizani

Partizani do të presë Dinamon në “Arenën e Demave”, takim ky i vlefshëm për javën e 32-të Kategorisë Superiore dhe do të luhet në orën 18:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për demat që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 4 javësh.

Lajm i mire për Shehin është se ndaj “Bluve” do të ketë të plotë skuadrën, teksa do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Por janë 6 futbollistë që e shqetësojnë për sfidën pasardhëse me Tiranën.

5 lojtarë janë titullarë fiks dhe  kanë nga 3 kartonë të verdhe dhe nëse ndëshkohen ndaj “Nëndetëses” atëherë do të humbasin derbin me rivalëet e përjetshëm. Bëhet fjalë për Sotën, Atanaskovskin, Hadroj, Rrapaj, Mba dhe Mensah.

Të gjithë futbollistët e përmendur duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi në të kundër do t’u kushtojë sfidën me bardheblutë. Diçka e tillë bën me “dhimbje koke” Shehin, pasi 3 prej futbollistëve që rrezikojnë të humbasin Tiranën janë mbrojtës.

Related posts

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’