Rrezikohet helmimi i qindra mijëra qytetarëve/ “Mos pini ujë nga çezma”, Ujësjellësi jep njoftimin: Uji ka ngarkesë…

Institucioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Fier, ka publikuar një njoftim ku kërkohet që qytetarët të mos konsumojnë ujin e pijshëm nga çezma, pasi sipas analizave të kryera, kishte ngarkesa mikrobike.

Të gjitha mostrat e marra në puset që furnizojnë me ujë bashkinë e Fierit, rezultuan të tilla që nuk përmbushin standartet shtetërore për t’u konsumuar. Ndërsa më tej në njoftim, rekomandohet që uji të jetë për përdorim sanitar.

Njoftimi i Plotë:

Ne vijim te komunikimit ne lidhje me cilesine e ujit te pijshem ne Bashkine Fier, pas situates se krijuar si pasoje e permbytjeve, ju bejme me dije se:

Nga pergjigjet paraprake te mostrave te ujit te analizuara nga Instituti i Shendeti Publik, te 9 mostrat ne puset qe furnizojne me uje te pijshem Bashkine Fier (ne Kafaraj, ne Depo ne qafen e Koshovices dhe ne pika te rrjetit), rezultojne ngarkese mikrobike dhe jane Jo Konform Standartit Shteteror, ne baze te VKM 379 datë 25.05.2016,”Për Miratimin e Rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”.

Per kete arsye uji nuk rekomandohet per t’u konsumuar (si uje i pijshem per qytetaret), ai mund te perdoret vetem per perdorim sanitar (komunal) deri ne nje pergjigje te dyte nga ISHP.

Faleminderit per mirekuptimin!

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi