Rrëmbeu qentë e Lady Gaga-s dhe goditi kujdestarin e tyre, hajduti dënohet me 21 vite burg

James Howard Jackson, i cili rrëmbeu qentë e Lady Gaga -s dhe goditi personin përgjegjës për shëtitjen e tyre, është shpallur fajtor nga gjykata. Jackson u shpall fajtor për tentativë vrasje, komplot për grabitje dhe sulm me armë pak muaj pasi sulmoi kujdestarin e qenve të këngëtares së njohur.

Sipas mediave të huaja, rrëmbyesit nuk e prisnin që qentë i përkisnin një gruaje kaq të famshme si Lady Gaga. Bashkëpunëtorët e tij dëshmuan nuk kishin planifikuar të rrëmbenin qentë e Gaga-s, thjesht raca e bulldogut është veçanërisht e popullarizuar dhe donin t’i shisnin.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025