Rrëfimi i gazetarit: Atë që tentuan të na bëjnë banditët e Bashës, nuk e guxuan as serbët në Mitrovicën e Veriut

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së së vulës pak ditë më parë u krijuan tensione dhe u tentuan të sulmoheshin fizikisht gazetarë dhe deputetë nga militantët e Lulzim Bashës.

Një gazetar i ka rrëfyer Çim Pekës se atë që kanë tentuar të bëjnë banidtët e Bashës, nuk kanë guxuar ta bëjnë as serbët në Mitrovicën e Veriut.

Gazetari deklaronte se në atë mbledhje kryesie, ishte ndier më në rrezik sesa, kur po raportonte për tensionet në veri të Kosovës.

Opozita pas 14 majit, sigurisht është e tronditur, – shpjegoi Peka, –  por për t’i ndihmuar edhe më shumë dëmtimit të saj, pas masakrës zgjedhore që bëri Edi Rama, është vetofruar Lulzim Basha.

Kishim dy inserte që kanë të bëjnë me një mbledhje kryesie thuhet, të asaj që konsiderohet si “partia e vulës”, ku deputetët që kanë qenë kundër shpalljes së garës pa u mbledhur forumet, është tentuar të dhunohen nga njerëzit e Lulzim Bashës. Në fakt nga banditë, të cilët aty ku mendojnë se mund të tregojnë forcë, sigurisht që edhe me ndihmën e z. Rama, kanë filluar të bëhen agresivë.

Njeri prej dhunuesve është edhe punonjës i Drejtorisë së Burgjeve, i cili ka lejen për të shkuar, për të dhunuar deputetë të opozitës, të Partisë Demokratike.

Është tentuar të dhunohen edhe gazetarë! Për herë të parë ndoshta. Madje një gazetar, një koleg më thoshte: “Kemi raportuar nga Mitrovica e Veriut e absolutisht ajo që është tentuar të bëhet atë natë nga grupet banditeske të Lulzim Bashës, nuk kanë tentuar të na e bëjnë serbët e Mitrovicës së Veriut para pak ditësh!”, tregoi Peka.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025