Rrapaj dhe Da Silva i japin shpresë për titull Partizanit, goli i Esquerdinha-s nuk mjafton për Bylisin

Partizani është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në shtëpi Bylisin me rezultatin 2-1, sfidë e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Ekipi i kuq ushtroi presion që në minutat e para në gjysmëfushën e ballshiotëve, por episodi i parë për t’u shënuar u regjistrua në portën e të kuqve, me portierin Rexhepi që shmangu një autogol të Mba, në zhvillimet e një këndoreje.

Gjithsesi, në minutën e 18-të do të vinte goli i parë i sfidës, i shënuar nga Rrapaj, pas një aksioni personal. Nuk vonoi shumë dhe Bylisi (35’) gjeti golin e barazimit. Trumçi hodhi një kros drejt zonës, ku Esquerdinha nuk hezitoi për ta dërguar me kokë topin në rrjetë.

Partizani, sigurisht nuk mund të pajtohej me një pikë. Në fillim të pjesës së dytë Rrapaj fitoi një 11-metërsh, të cilën e shndërro në gol Da Silva. Ky rezultat nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Partizanin që mban gjallë shpresat për titullin kampion, ndërsa Bylisi duhet të shtrëngojë fort dhëmbët në gjashtë javët e mbetura për të siguruar mbijetesën.

Related posts

Kategoria e Parë/ “Lojtarë pa karakter”, trajneri jep dorëheqjen pas humbjes dhe shpërthen keq

Dembele dhe Kola drejt shitjes, Gugash Magani frenon gjithçka: Nëse presidenca e bën, atëherë…

“Duke filluar nga Korça do luftojmë për objektivat”, Gvozdenoviç piketon ish-klubin e tij për t’u rikthyer te fitoret