Ronela Hajati është shfaqur me një look të ri në pozat e fundit në “Instagram”, ku duket shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Këngëtarja kishte veshur një body ngjyrë blu të ngushtë pas trupit, që i theksonte format trupore, ndërkohë që kishte ndryshuar dhe ngjyrën e flokëve.
Ajo u shfaq me flokë biondë platin dhe të prerë shkurt. Komentet krah postimit kanë qenë të shumtë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ky është një look që Ronela ka zgjedhur si pjesë të një projekti të ri muzikor apo ka qenë thjesht dëshirë e saj për një ndryshim.
“Po du me kon e tijaaa,”- shkroi ajo krahas fotos, përshkrim, i cili mund të jetë titulli i këngës së radhës.
Ndërkohë, komentuesit kanë filluar të hamendësojnë nëse Ronela ka bërë një provokim për ish-in, Young Zerkën, tashmë që po përflitet për një lidhje me moderatoren, Kiara Tito.
Ndërkohë, të tjerë komentuese dyshojnë se Ronela i ka vënë syrin një tjetër mashkulli dhe me këtë foto i jep një mesazh të koduar. Kujtojmë që ndarja e saj nga Zerka erdhi pas disa krisjeve dhe mosmarrëveshjeve në 5 vite lidhje. Edhe pse shfaqeshin kudo bashkë, ata asnjëherë nuk e pranuan marrëdhënien e tyre publikisht duke e lënë të nënkuptohej.
E pesë muaj pas ndarjes, ishte Kiara Tito ajo që deklaroi se kishte dalë në takim me Zerkën. Moderatorja, e cila ka qenë në vëmendjen e mediave rozë për një histori problematike me ndarje e ribashkime me Butrint Imerin, ngacmoi lajmet për marrëdhënien problematike të Zerkës dhe Ronelës.
E duket se pasi kanë hedhur pas krahëve historitë e tyre të gjata me këngëtarë, ajo dhe Zerka mund të kenë nisur një histori të re me njëri-tjetrin. Ajo që ngriti dyshimet se Kiara dhe Zerka mund të jenë në një lidhje, ishte pikërisht një foto e publikuar në “Instastory”, ku Zerka është në shoqërinë e moderatores.
“Date,”- shkruante këngëtari në foton e publikuar që nënkupton takim romantik për njohje dhe ku ka marrë shumë komente. Gjithashtu, edhe Kiara ka publikuar një foto me Young Zerkën me po të njëjtin përshkrim.
“Date në shiko kush luan,”- ka shkruar Kiara në foton e publikuar, ndërsa janë përzgjedhur si të ftuarit e “Shiko kush luan”.
Burime pranë çiftit deklaruan se kjo ishte dhe arsyeja pse Luana i ftoi të dy në emision, në mënyrë që të kishte ekskluzivitetin e lidhjes së tyre në programin e saj.
Për Zerkën kjo do të jetë një histori e re, ku ai në vend të këngëtares Ronela Hajati zgjedh një moderatore televizive.
Ndërsa për Kiarën historia përsëritet, pasi ajo nga një këngëtar sërish në krahët e një këngëtari, pikërisht Young Zerkës. Ndërkohë, për Zerkën kjo është historia e re me një vajzë të njohur pesë muaj pas ndarjes nga Ronela Hajati.
Ishte vetë Hajati që konfirmoi ndarjen nga partneri i saj prej shumë më shumë se pesë vitesh, duke e shpallur veten “single” dhe rehat.
Ronela tha se izolimi për shkak të pandemisë e ndihmoi të rigjente veten dhe t’ia niste punës për sa i përket muzikës. Ajo theksoi se është e kot të kërkosh gjëra, për të cilat nuk e di nëse do të ndodhin ndonjëherë.
“Jam çuditërisht më e pa dashuruar se asnjëherë dhe jam vetëm e fokusuar te puna. Kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ia rinis punës me shpresën që Zoti i di të gjitha, i ka shkruar disa gjëra për ne. Ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë,”- tha këngëtarja e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”.
Vetë Zerka heshti, por duket se qëndrimin e tij ndaj kësaj marrëdhënieje e kishte bërë të qartë muaj më parë. I ftuar në një emision, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhënia që kishte me Ronelën.
Ai tregoi përse kishte qenë ishte aq i rezervuar kur vinte puna te lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk kishte vendosur për të krijuar familje, ndonëse kishin 5 vite bashkë.
“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do të them diçka,”- u shpreh ai. Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë.
Dhe më këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë. Para dy vitesh, ata pësuan një krisje dhe përgjigjen për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtë vit.
Le të shohim se si do t’i ecë Kiarës njohja romantike me një tjetër djalë të muzikës, Zerkën, ndërkohë që presim emrin e djalit që dëshiron të jetë e tij.
Burimi: Panorama.al