Ronaldo Sharka: Nuk mendoja ndonjëherë se sa mund ta ndryshonte jetën një…

Ronaldo Sharka është një ndër personazhet publik tepër aktiv në rrjetet sociale, i cili shpesh herë ndan momente jo vetëm nga puna por edhe nga përditshmëria e tij.

Mbrëmjen e kaluar, moderatori i “Mos i bjer me top” ka publikuar një moment mjaft të bukur në profilin e tij të Instagramit, duke ndarë me ndjekësit fotografinë e qenushit të tij.

Mbrëmjen e kaluar, moderatori i “Mos i bjer me top” ka publikuar një moment mjaft të bukur në profilin e tij të Instagramit, duke ndarë me ndjekësit fotografinë e qenushit të tij.

Jo vetëm kaq, po ajo që e ka bërë akoma më të bukur këtë postim, kanë qënë fjalët e ëmbla që Ronaldo i ka dedikuar qenit të tij.

“Kishte ftohtë. Nuk e mendoja ndonjëherë se sa mund të ta ndryshonte jetën një qenushe, një katër putroshe që nuk flet por të mbush me dashuri. Çmendet dhe e kthen shtëpinë përmbys kur unë kthehem nga puna, e fle gjatë gjithë natës me mua, ku sapo hap sytë është aty duke më parë e pastaj më puth”, shkruan Ronaldo bashkangjitur postimit të tij, ku shihet qenushi i mbuluar me batanije.

Kohët e fundit Ronaldo ka qënë padiskutim në qendër të vëmendjes pas skualifikimit të tij nga “Dancing with the Stars”, javën e kaluar.

Ai madje ka folur edhe për debatat që ka patur me Olta Gixharin gjatë këtij edicioni të “DWTS”, duke u shprehur se nuk ishte në ëndrrat et ij të puthte dorën e anëtares së jurisë.

“Unë e kisha shumë të rëndësishme, pasi kisha shumë konkurrentë nga BBV dhe një anëtare jurie, ndaj doja ta linim pas me këtë eksperiencë të re. Ndaj ishte dhe ajo puthja e dorës, sepse nuk ishte në ëndrrat e mia më të mëdhaja t’i puthja dorën Oltës, por për të treguar që nuk kam asgjë. Derisa ajo devijoi dhe nuk besoj se ka ndonjë profesionist që bën komente të tilla.

Unë nuk kam ecur në jetë me servilizëm, nuk kam ecur duke iu lëpirë jurisë të më japë tre pikë më pak, tre më shumë. Unë kam ecur vetë, do vazhdoj do eci vetë me ndihmën e njerëzve që na ndihmojnë në jetë, por nuk jam penduar për asgjë në “DWTS”.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”