Ronaldo “mposht” Messin me gola, por PSG fiton miqësoren e 9 rrjetave të tundura

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë përballur përsëri mes tyre, por këtë herë për një miqësore “luksi” në Arabinë Saudite. Portugezi ishte pjesë e një përzgjedhje të kampionatit saudit të futbollit, me lojtarët më të mirë të tij. Ndërsa Messi me PSG-në ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme për të siguruar falë kësaj sfide rreth 10 milionë euro që do u nevojiten francezëve për të zgjidhur telashet financiare.

Ndërsa të gjithë pritnin që të kishte një takim të përzemërt mes dy yjeve, ai ka qenë mjaft i ftohtë dhe zgjati vetëm pak çaste, kur shtrënguan duart para shkelmimit të topit të parë. Më pas, ishte menjëherë Mesi ai i cili u bë protagonist, duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën parisiene pas asistit të Nejmar që në minutën e tretë të takimit. Ronaldo u përgjigj në minutën e 34-të të sfidës, pasi fitoi një penallti pasi mori një goditje në fytyre nga Navas gjatë një dueli ajror.

Ai shënoi nga pika e bardhë duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1. Më pas, portugezi ia doli që të shënonte edhe golin e barazimit 2-2, kur fillimisht goditi shtyllën e më pas përfitoi nga gabimi i Serxhio Ramos për të çuar topin në rrjetë para pushimit të pjesës së parë. Pas një ore në fushë në këtë miqësore, si Ronaldo, ashtu edhe Mesi, u kthyen si spektatorë në panklnë. Ndërkaq, PSG edhe pse kishte mbetur me 10 lojtarë që në pjesën e parë, ia doli që të fitonte ndeshjen me shifrat 5-4.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)