Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, çifti thyen ligjet në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo dhe Georgina do të zhvendosen së bashku me fëmijët në Arabinë Saudite. Mirëpo dyshja nuk janë ende të martuar dhe në këtë vend është e paligjshme që një burrë dhe një grua të jetojnë së bashku nëse nuk janë të martuar ligjërisht.

Gazetat e huaja kanë cituar opinionin profesional të dy avokatëve të Arabisë Saudite për këtë çështje.

“Edhe pse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos ndëshkojnë askënd. Sigurisht, këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim”, thuhet ndër të tjera. Mediat e huaja shkruajnë se duke patur parasysh profilin e futbollistit ka shumë pak gjasa që Ronaldo të hasë në probleme në të ardhmen.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)