Roma do të ringjallë interesimin për Granit Xhakës

Klubi anglez, Arsenali thuhet se do të ringjallë interesimin për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.

29-vjeçari ishte një objektiv kryesor për Giallorossët verën e kaluar, por ai përfundoi duke nënshkruar një kontratë të re me Topçinjtë në muajin gusht.

Megjithatë, trajneri Jose Mourinho është ende i etur për Xhakën dhe dëshiron ta ribashkojë atë me Ainsley Maitland-Niles te Roma pas nënshkrimit të mbrojtësit të krahut si huazim nga Arsenali.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Roma po planifikon të ringjallë interesin e tyre për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Por, transferimi i yllit nga Kosova do të jetë i vështirë, pasi ai është anëtar kryesor i formacionit të Mikel Artetas.

Ndryshe, Xhaka gjatë ditëve të fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është ende jashtë fushave derisa të marr një test negativ.

Related posts

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

Dikur drejtonte Partizanin, Zoran Zekic drejt firmës me klubin shqiptar

“Nuk nuanca racizmi apo diskriminimi”, shefi i klubit të Burrelit hedh poshtë aludimet nga mediat: Tifozët të mos bien pre e spekulimeve