Mund t’i konsumoni për mëngjes, si dhe t’i shoqëroni me kafen e pasdites. ☕️
Një ëmbëlsirë e thjeshtë por me një shije fantastike!
Për 12 role me fik-a dhe gjalpë susami është përdorur:
- 5 g maja birre
- 250 ml qumësht
- 80 g gjalpë i butë
- 40 g sheqer
- 450 g miell 00
- 1/2 luge e vogël me kripë
- 1 vezë
Për mbushjen:
Gjalpë susami nga pemla.al dhe reçel fiku nga vjet se do bëjmë të riun.
Tretim sheqerin dhe majanë te qumështi i vakët dhe e lëmë të pushojë e të aktivizohet 10 minuta. Shtojmë përbërësit e tjerë dhe formojmë brumin.
Brumi është i butë dhe ngjit ama ashtu duhet sepse duhet te aktivizohet gluteni e të bëhet elastik, nëse shtoni më shumë miell dalin të forta.
E lëmë të dyfishojë masën dhe e punojmë përsëri, e hapim petë drejtkëndore me trashësi 1/2 cm. E lyejmë gjysmën me gjalpë susami dhe gjysmën me reçel fiku.
E palosim dhe e presim 12 shirita, i rrotullojmë rreth vetes dhe më pas si rreth ku pjesën fundore e vendosim poshtë. I lëmë të pushojnë 30 minuta, i lyejmë me të verdhë veze dhe i pjekim 12-15 minuta në 200 gradë.
I mbulojmë me një pecetë të lagur disa minuta që të mos thahen.