Roland Bejko tregon për herë të parë mesazhin për Këlliçin: Do më kesh në krah nëse…

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka treguar për herë të parë mesazhin që i ka dërguar kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçit.

Bejko tha se në momentin që kanë nisur negociatat mes dy grupeve, Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, ai i kërkoi Këlliçit që të flasë me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe t’i kërkojë që të bashkohen.

Nëse kjo gjë arrihej, Bejko tha se do ta kishte mbështetur kandidaturën e Këlliçit, mirëpo kjo kërkesë nuk u pranua nga Berisha.

“Po nxjerr një sekret, pa e ditur fare që do të garoja. Dua t’ju them që në momentin që nisën negociatat mes Palokës dhe Bardhit, unë kam qenë kundër sepse në momentin që bëhemi të gjithë kundër Berishizmit, duhet të mbetemi ashtu. S’i dihet, sot je pakicë nesër shumicë. Si Meloni.

Unë i shkruajta Belindit dhe i thashë, pranoje ofertën që ju është bërë nga ana jonë, sepse është për të mirën tënde. Shko dhe thuaj, doktor, është mirë të bashkëpunojmë dhe të marrim fitore. Nëse ta pranon zotëri, mua do më kesh në krah dhe me Jugun do të merrem unë. Unë i kërkoj ndjesë që e përmend, por me këtë gjë dua të them se sa seriozisht e kishim ne. Përgjigjia është që nuk ndodhi, ja…”- tha Bejko.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…