“Të ngrejmë kokën e të punojmë”, Bordin mesazh lojtarëve të Tiranës: Kjo ndeshje duhet të jetë shembull për ne

Roberto Bordin

Tirana është mposhtur në shtëpi nga Dinamo në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri i “bardhebluve”, Roberto Bordin.

“Nuk është se bëmë keq edhe në pjesën e parë. Ata e kishin më shumë topin në zotërim, por kishim disa raste një kundër një në zonë, të cilat mund t’i shfrytëzonim më mirë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste goli, por nuk shënojmë. Për fat të keq ky është momenti.

Shqetësime? Fillimisht na duhet që të pësojmë 1-2 gola për të ndryshuar qasjen. Kemi pasur disa rinisje të shpejta duke përfituar nga topat e rikuperuar. Duhet të shmagnim golin e dytë, pasi mund të barazonim me rastin që patëm me penallti. Më vjen keq sepse djemtë bënë një ndeshje të mirë. Sot të paktën meritonim barazimin.

I trishtuar për pikët apo i kënaqur me performancën? Fola me djemtë pak më parë. U thashë se kjo duhet të jetë nisja jonë për qasjen që patëm në fushën e lojës. Është e vështirë situata sepse jemi vend i fundit me një humbje të pa merituar. Duhet të ngremë kokën dhe të punojmë më shumë. Duhet të punojmë në fazën mbrojtëse, pasi golat e pësuar e tregojnë këtë. Gabimet më të pakta kanë qenë në manovrën sulmuese. Kjo ndeshje duhet të jetë shembull për ne.

Kondicioni fizik po përmirësohet ditë pas dite. Vlen më shumë të menduarit, sjellja dhe qasja e lojtarëve. Mentaliteti është shumë i rëndësishëm. Sigurisht që duhet të përmirësohemi fizikisht, por sot kemi treguar që jemi mirë në këtë aspekt. Sot e quaj një ndeshje ndryshe në aspektin mental. Nuk do të kishim humbur nëse do luanim si sot me Egnatian dhe Flamurtarin”, tha Bordin.

Related posts

Përplasje e fortë te Tirana, Dabulla kritikoi Refik Halilin, presidenti i Tiranës i përgjigjet FLAKË: Jam i gatshëm të vi, le të jetë ai dhe…

“Ky mentalitet do të na bëjë të fitojmë”, Garsia ende nuk po e kupton realitetin te Flamurtari: Nuk më shqetëson renditja

As stadiumi dhe as tifozët nuk i bëjnë “derman” Flamurtarit, Egnatia vijon trendin e fitoreve (video)